75 Mall Live Search
07:34 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksioni në veri, kërkohen të dyshuarit për krim të organizuar

Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore, dhe duket si e i njëjti është duke vazhduar ende.

Edhe pse nga Policia e Kosovës ende askush nuk pranon të prononcohet, kp mëson se përpos të kërkuarve për krim të organizuar, po kërkohen edhe disa persona të dyshuar për disa ngjarje të tjera.

Deri më tani janë dhjetëra të arrestuar.

Ndërkohë, alarmi që fton serbët për tubime të jashtëzakonshme është lëshuar edhe në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. /Indeksonline/