75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 22 Tetor 2021 / OSH

Aksioni në veri/ Serbët sulmuan një veturë ku ishin tre persona ndërkombëtarë

Më 13 tetor Njësia Speciale  e Kosovës së bashku me të Doganës kanë realizuar një aksion të gjerë në veri të Kosovës me qëllim të parandalimit të kontrabandës së mallrave, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, në “Lagjen e Boshnjakëve” u tensionua situate ku pati gjuajtje me armë dhe plagosje, e djegie veturash.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë aksion nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në këtë ditë ishte sulmuar edhe një veturë me gurë,ku ishin present tre persona ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, prokurori ka urdhëruar që të hetohet dhe inicohet ky rast.

“Zveçan, 13.10.2021-10: 55. Më datën 21.10 2021, është raportuar se me datën 13.10.2021 nga një person i  dyshuar  i pa njohur  me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka  urdhëruar që të heteohet dhe inicohet rasti”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/