75 Mall Live Search
16:25 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / A. M.

Aksioni në veri/ Thirret konferencë e jashtëzakonshme, Svecla, shefi i Policisë…

Sot, më 28.02.2025, Policia e Kosovës do të organizojë një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit.

Realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media.

 Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla,  drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA dhe ZV drejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani.