18:53 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksioni për mbylljen e lojërave të fatit, edhe në Drenas!

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me ATK-në janë duke mbyllur gjitha kazinotë/lojërat e fatit në Republikën e Kosovës.

Në këtë foto të bërë nga “Indeksonline” shihet një patrullë e PK-së teksa bën kontrollimin në një nga kazinotë e Drenasit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovë do të shfuqizohet ligji ekzistues i Lojërave të Fatit.

Haradinaj shkruan se me ligjin e ri do të ndalohen Lojërat e Fatit në Kosovë. “Të nderuar qytetarë,

Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit” thuhet në njoftim./Indeksonline/