Aksioni policor në Prishtinë, arrestohen katër persona për falsifikim dokumentesh
Foto ilustrim
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm në Prishtinë, për çka raportoi Indeksonline.
Në njoftimin për media, policia ka bërë të ditur se gjatë aksionit janë arrestuar katër persona të dyshuar për falsifikim dokumentesh, transmeton Indeksonline.
Po ashtu, në këtë aksion janë konfiskuar edhe disa prova materiale për rastin.
Më poshtë komunikata e policisë:
Me datën 31/05/2019 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ neni 390.
Ky operacion policor ka përfshirë tri lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, atë të Kodrës së Trimave, Velanisë dhe Matiqanit, ku gjatë kontrollit nga të dyshuarit janë sekuestruar:
Veturë Opel Astra,
Tre telefona SAMSUNG,
Dy pasaporta të Republikës së Kosovës,
Një librezë e veturës zvicerane.
Me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në ndalim për 48 orë, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’. /Indeksonline/