Aksioni vazhdon në Pejë e Istog/Pritet arrestimi i disa biznesmenëve dhe zyrtarëve komunalë

Njësia Kundër Krimeve Ekonomike po vazhdon aksionin e saj edhe në Pejë dhe Istog.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se pritet të arrestohen edhe disa zyrtarë komunalë si dhe biznesmen, kjo pasi që të njëjtit po dyshohen për marrje dhe dhënië të ryshfetit sa i përket subvencioneve në sektorin e bujqësisë.
Sipas po të njëjtave burime vetëm prej dy aplikacioneve janë keqpërdorur gati 250 mijë euro.
Deri më tani të arrestuar janë, Kujtim Zariqi, Bejtulla Piraj, Lulzim Hajdaraj dhe Enver Ibishi.
Ndryshe, Prokuroria dhe policia kanë thënë se lidhur me zhvillimet e këtij aksioni do të jepen detaje pasi të përfundon./IndeksOnline/