75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 29 Prill 2026 / H F

Aktakuza e plotë e Prokurorisë së Kosovës për Slobodan Radenkoviqin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Slobodan Radenkoviq, lidhur me ngjarjet e 29 majit 2023 në komunën e Zveçanit, ku u sulmuan pjesëtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

Sipas aktakuzës, Radenkoviq akuzohet se në koordinim me persona të tjerë ka marrë pjesë aktive në turma që kanë kryer vepra penale serioze, duke përdorur dhunë, mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri, raporton IndeksOnline.

Prokuroria thekson se gjatë këtyre sulmeve janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, prej tyre disa me lëndime të rënda nga armët e zjarrit, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në detyrë zyrtare për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Në aktakuzë thuhet se veprimet e të pandehurit dhe të grupit kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe trupin e zyrtarëve, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave që po raportonin nga vendi i ngjarjes, përfshirë djegien e disa veturave.

Ne seancën e sotme në gjykatë u njoftua se Radenkoviq ka pranuar fajësinë dhe është i gatshëm të pranojë dënimin.

Nga prokuroria u propozua që ai të dënohet me dy vjet burgim për veprën penale: “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe 6 muaj burgim për veprën: “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Për këtë të fundit, Prokuroria Speciale nuk përjashtoi mundësinë e pagesës së dënimit me gjobë, në vlerë prej 15 mijë eurosh.

Pas pak, pjykata do të bëjë publik aktvendimin për këtë rast./IndeksOnline