17:45 / E Hënë, 29 Maj 2023 / LB

Aktakuza ndaj Donika Gërvalles, caktohet seanca e parë gjyqësore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që seanca gjyqësore ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të mbahet më 20 qershor të këtij viti.

Zëdhënësja e Themelores në Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur ndaj Gërvallës është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale ‘mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve’.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë me datë 31.01.2023 ka pranuar aktakuzën ndaj të pandehurës D.G – S për shkak të veprës penale Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Gjykata ka shqyrtuar aktakuzën ndaj të pandehurës D.G – S për shkak të veprës penale e cekur si më lartë dhe seanca e shqyrtimit fillestar në këtë çështje penalo-juridike është e caktuar me datë 20.06.2023”, thuhet në përgjigjën e Gashit për Klankosova.tv.