75 Mall Live Search
15:36 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / k.v

Aktakuzë kundër dy personave për vrasje e rëndë në tentativë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.A., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin J.M., për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 dhe 33 të KPRK-së.

Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri Sh.A., Me datë 10.03.2024 në ora 00:13 në Gjakovë, në restorantin “R…”, me dashje ka tentuar ti privoj nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S., dhe F.Zh., që të tre nga Gjakova.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së.Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri Sh.A., ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën, në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par.1.1 Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës.Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Sipas pikës III të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri J.M., me dashje ndihmon të pandehurin Sh.A., duke ia dërguar mjetin e kryerjes së veprës penale – armën të cilën i pandehuri J.M., e posedonte me leje.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 dhe 33 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.