75 Mall Live Search
15:05 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / P M

Aktakuzë ndaj një personi për mosraportim të pasurisë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë
ndaj Sh.A., për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve
përkatëse.


Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.


Rasti i është dërguar për shyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.