75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 28 Qershor 2024 / L K

Aktakuzë ndaj disa personave, dyshohen për korrupsion

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin.

Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Përvetësimi në Detyrë” dhe “Falsifikim i Dokumenteve”.

Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Përvetësimi në Detyrë” dhe “Falsifikim i Dokumenteve”.

Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i Dokumenteve”.

Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Mashtrim” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe veprën penale në bashkëkryerje “Shmangie nga Tatimi”.

Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin”.