75 Mall Live Search
11:06 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Aktakuzë ndaj djalit nga Gjakova që rrahu babanë e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  ka ngritur aktakuzë kundër A.H., nga Gjakova, për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3 lidhur me parag 1 nënparag.1.4 të KPRK-së.(Dhunë në Familje).

Me 21.03.2019, në Gjakovë përkatësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje paraprake, i dyshuari A.H., ka sulmuar fizikisht babain e tij, M.H., duke e goditur me grushte në kokë, kështu i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, lëndime këto të konstatuara në ekspertizën mjeko-ligjore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.