75 Mall Live Search
15:22 / E Martë, 21 Tetor 2025 / S Z

Aktakuzë ndaj dy personave për “Ndërtim pa leje” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj,  ndaj dy  të pandehurve A.A., dhe A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovocë, thuhet se dy të pandehurit, akuzohen se nga data nga data 20.07.2023 deri më datë 11.08.2023, në Skenderaj , në bashkëkryerje  me dashje dhe vetëdije të plotë, të pandehurit ne vend punishte janë hasur duke kryer punë pa leje të ndërtimit e cila kërkohet sipas ligjit.

“Po ashtu, të pandehurit A.A., dhe A.A., akuzohen se në bashkëkryerje dhe me dashjenë kundërshtim me detyrimet e përcaktuara me ligj  nuk i vendosin  pajisjet  për mbrojtje ashtu që gjatë mihjes së dheut dhjetë (10) metra nën nivelin e asfaltit ka ardhur deri te rrëshqitja masive e dheut, ku si pasojë e kësaj përpos dëmeve të shkaktuara në pronën publike përgjatë dy rrugëve  si dhe murit e rrethojës së  çerdhes së fëmijëve në ndërtim e sipër,  po ashtu janë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe  në pronat private të të dëmtuarve F.S., dhe D. Xh”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria ka propozuar që dy të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat e kryera penale dhe të u shqiptohet sanksion penal të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës./Indeksonline/