75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Z S

Aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale “Grabitje”

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.I. dhe E.D.

Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “’Grabitja”’ nga neni 317 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

‘’Të pandehurit A.I. dhe E.D., me datën 18 janar 2025, në Gjilan, me qëllim të dobisë pasurore të kundërligjshme, me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, me mjete të rrezikshme sëpatë dhe thikë, kryejnë grabitje në dëm të të dëmtuarit A.A, në atë mënyrë që fillimisht e thërrasin të takohen, hyjnë në veturën e tij dhe kërkojnë nga i njëjti që të lëvizte në drejtim të vendparkimit të banesave, ku pasi i dëmtuari kundërshton, i pandehuri A.I. nën kërcënimin e sëpatës, ndërsa i pandehuri E.D., nën kërcënimin e thikës, arrijnë që të njëjtit nga qafa t’ia merrnin zinxhirin e arit, tentojnë t’ia merrnin edhe zinxhirin e dorës, e më pas në veturë marrin edhe një orë dore, zbresin nga vetura e të dëmtuarit dhe largohen nga vendi i ngjarjes’’, thuhet në njoftim.

Të pandehurit sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan gjenden në masën e paraburgimit që nga 19 janari 2025./Indeksonline/