75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Aktakuzë ndaj gjakovarit që iu dërgoi material pornografik disa vajzave 16 vjeçare

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër L.K., nga Gjakova, për veprën penale “ofrimi i materialit pornografik i personave nën moshën 16 vjeç.

Nga  21.05.2017 deri  28.12.2018, dhe në vazhdimësi i pandehuri L.K., me qëllim të caktuar iu dërgon të miturave nga Republika Çeke, fotografi dhe video me përmbajtje pornografike, duke ekspozuar organet e tij gjenitale dhe të njëjtën gjë ka kërkuar edhe nga ana e tyre.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur  elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit  i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri L.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Indeksonline/