75 Mall Live Search
16:25 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aktakuzë ndaj gjakovarit që theri me thikë një punëtor të stacionit të autobusëve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.B., për veprën penale”lëndim i rëndë trupor”, nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me par.2 nënpar.2.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., me datë 18.09.2018, në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H.C., në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në vendin e tij të punës, i pandehuri e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese në pjesën e majtë të kraharorit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.