15:52 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aktakuzë për dy persona nga Suhareka, që mbyten një person pasi e kishin rrahur rëndë

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe F.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor” të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit A.S. dhe F.M., personit tjetër i shkaktojnë lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës, e që ka rezultuar me vdekje. Kështu, me datë 07.04.2018 pas orës 02:00, në kafenenë “Vullkani” në fshatin Gjinovc – Komuna e Suharekës, të akuzuarit A.S. dhe F.M., duke qenë në shoqëri me disa shokë dhe në gjendje të dehur, pas një fjalosje verbale vijnë deri te konflikti fizik me tashmë të ndjerin D.M.
T

ë akuzuarit, e godasin të ndjerin me grushta dhe me mjete të forta në kokë, dhe si pasojë e goditjeve dhe e lëndimeve të marra, i ndjeri bie në gjendje kome.

I ndjeri, pas tretmanit mjekësor dhe qëndrimit në QKUK në Prishtinë, vdes me datë 29.04.2018.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit A.S., dhe F.M., kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 paragrafi 4 dhe paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe nënparagrafin 2.1. të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë./Indeksonline/