Aktakuzë për kanosje ndaj Kurtit, reagon Klinaku

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Sipas njoftimit të prokurorisë aktakuza ndaj Faton Klinakut dhe N.S. për veprën penale “Kanosja” është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Klianku.
Ai në një prononcim për Indeksonlinen ka thënë se për këtë është informuar nga mediat.
Po ashtu Klinaku në një postim në rrjetin social ka bërë të ditur se pret që Kurti të vjen në gjykatë si dëshmitarë.
‘’Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë’’, ka shkruar Klinaku.
“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social Facebook, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, ka njoftuar prokuroria./Indeksonline/