75 Mall Live Search
19:23 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / F.R

Aktakuzë për Prizrenin për cënim të trashëgimisë, Çeku: Radhën e ka Prishtina

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku lidhur me aktakuzën ndaj dy zyrtarëve në Prizren për rrënimin e “Sarajit të Vjetër”, ka thënë se është vërtetuar ajo që sipas tij, e kanë thënë nga fillimit.

Sipas tij, rrënimi i paligjshëm i “Sarajit të Vjetër” në Prizren nuk ishte gabim, por shkelje e rëndë me pasoja të pariparueshme për trashëgiminë kulturore.

Ka shtuar se pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Kulturës, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit dhe një bashkëpunëtoreje profesionale të komunës së Prizrenit.