13:49 / E Premte, 24 Shtator 2021 / k.v

Aktakuzë për veprën penale, shtytja për kryerjen e veprave terroriste

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P.

Prokuroria njofton se i pandehuri K.P., akuzohet për kryerjen e veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim” nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.