Akti heroik i polices, i jep gji foshnjes së kequshqyer (Foto)
Një oficere policie i ka dhënë gji një foshnje të kequshqyer dhe , që u soll në një spital ku ajo ishte në detyre.
Celeste Ayala po punonte në spitalin e fëmijëve të Sor Maria Ludovica në Buenos Aires, Argjentinë, kur foshnja u soll në spital duke qarë me dëshpërim.
Ajo i kërkoi leje mjekëve për ta mbajtur dhe ushqyer atë sepse fëmija ishte i uritur ndërsa stafi i spitali i mbingarkuar me punë.
Pasi iu dha leja Ayala filloi të ushqente foshnjes, që ndaloi menjëherë së qari.
“Vura re se ishte i uritur sepse fuste dorën në gojën e tij, kështu që kërkova ta përqafoja dhe ta ushqeja,”-tha policja për mediat lokale. “Ishte moment i trishtueshëm, mu thye zemra duke e parë të qante. Shoqëria duhet të jetë e ndjeshme ndaj çështjeve që prekin fëmijët, nuk mund të vazhdojë të ndodhë.”
Sipas medias lokale, fëmija është vëllai më i vogël i gjashtë vëllezërve e motrave nga një nënë e beqare që ishte në një situatë të tmerrshme ekonomike.