Aktivisti i Vetëvendosjes tregon se sa është dënuar për gjuajtje me vezë, drejt Murat Mehës
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka treguar se sa është dënuar për gjuajtje me vezë ndaj Murat Mehës.
Azemi ka bërë të ditur se e para pak ditësh mori një letër nga gjykata me vendimin se është dënuar me gjobë 20 euro.
Por ndër të tjera ai tha se personi që i bëri dëm një vendi, duke falur-shitur territore nuk është dënuar, kësisoj nuk do të paguajnë as këta që kanë protestuar simbolikisht, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq ai theksoi se gjykimet e dënimet politike, do të marrin fund shumë shpejt.
Postimi i plotë:
Para disa dite me erdhi një letër nga gjykata në shtëpi. Ishte një vendim për dënim me gjobë 20€.
Kur e kontrollova emrin e zyrtarit që ma kishte dërguar vendimin, në foton e dytë të profilit të tij ishte llogo e PDK-së, por megjithatë vendosa të shkoja e ta shihja se për çka duhet të paguaja.
Kur shkova sot, me thanë se jemi dënuar së bashku me aktivistin Kushtrim Avdimetaj, me nga 20€ gjobë për gjuajte me vezë ndaj Murat Mehës. Personi që i bëri dëm një vendi duke faluar-shitur territore, e pa u dënuar ky e shefat e tij, jo nuk do paguajmë ne që protestuam simbolikisht. Gjykimet e dënimet politike do marrin fund shumë shpejt, ashtu siq morën fund pushtetarët që shkaktuan dëme të njëpasnjeshme por kurrë s’u dënuan nga sistemi i drejtësisë!
Shumë nga ne u rrahem e mbajtëm burg për protestat tona kundër demarkacionit. Astriti u vra duke u akuzuar rreth kësaj çështjeje. Që demarkacioni të kalonte na thanë se vjen liberalizimi, përsëri gënjyen e gënjyen…
Por fatmirësisht soji i tyre mori fund!