Aktivisti i VV-së ia vë djalit të tij emrin e Astrit Deharit
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Balaj, dje është bërë baba për herë të parë.
Në një postim në Facebook, Egzon i cili ishte shumë i lidhur me aktivistin e ndjerë të VV-së, Astrit Dehari, ka bërë të ditur emrin që ia ka vënë djalit të posalindur, transmeton Indeksonline.
Egzoni ka njoftuar se djalit ia ka lënë emrin e shokut, Astrit Dehari, duke e quajtur atë hero.
“Astrit, djali ynë, ta gëzosh emrin e heroit Astrit Dehari, me po aq krenari që ta kemi vendosur. Shpresoj ta duash dhe të kontribuosh për vendin tënd” ka shkruar Balaj në rrjetin social Facebook. /Indeksonline/
