Aktivistja 16-vjeçare në Kongresin amerikan: Bota gjendet para një rreziku të madh
“Kjo është koha për të reflektuar”, janë fjalët e aktivistës 16- vjeçare suedeze Greta Thunberg, e cila iu drejtua Kongresit amerikan.
Ndër të tjera ajo para kongresistëve kishte thënë që duhet dëgjuar shkenctarët dhe duhet ndërmarr veprime ndaj deklaratave të presidentit Donald Trump ku ai kishte thënë se dëshiron të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Thunberg para ligjvënësve amerikan kishte thënë që duhet dëgjuar shkenctarët dhe jo atë.

Sipas aktivistes së planetit bota gjendet përpara një rreziku të madh dhe rritja eventuale e temperaturave për 1.5 gradë Celsius deri në 2030 mund të jetë katastrofale për njerëzimin dhe për këtë arsye duhet ndërmarrë masa të menjëhershme.
Ajo po ashtu ishte pritur edhe nga një numër i konsiderueshëm të rinjës para Kapitolit në Uashington të cilët kishin shfrytëzuar rastin për të bërë foto së bashku.

Ndër takimet me rëndësi të 16 vjeçares në kryeqytetin amerikan ishte edhe ai me ish-presidentin Obama, i cili e kishte përshkruar Gretën si “njërën prej avokateve më të mira të planetit”./Indeksonline/