75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / A. M.

Aktivistja e VV-së në mbrojtje të Rexhës: Fetah Rudi, ec mos rrej!/ATENTATI/

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi ka përmendur emrin e Rexhep Selimit dhe Fatmir Limajt në rastin e atentatit të tij.

Madje, Rudi, mbrëmë në një intervistë për Kanal10, theksoi se truprojat e shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së e kanë bërë atentatin e tij për ta vrarë me 15 dhjetor të vitit 2000 në Arllat.

Mirëpo, këto deklarata, në Vetëvendosje po shihen si fushatë para zgjedhjeve, transmeton Indeksonline

Aktivistja e partisë së Albin Kurtit, Laurë Islami i ka dal në mbrojtje Rexhep Selimit, duke ju drejtuar Rudit: “Tash tu kujtu a? Ec more mos rrej”.

Tutje, aktivistja e LVV-së theksoi se Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk “ju shiten më” deklarata e tilla.  

“Po të kishte fakte, moti e kish vujtur dënimin për këto politika të LDK-së bëhen veç kur janë zgjedhjet afër. Po nuk ju shiten”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/