11:28 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aktivistja Greta Thunberg paralajmëron: “Liderët botërorë po na tradhtojnë!”

Greta Thunbergu u tha protestuesve në një samit global të ndryshimit të klimës në Spanjë se “ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo”?

Aktivisja 16- vjeçare gjatë kohës së fundit bëri një udhëtim në SHBA, në Portugali, në mënyrë që të marrë pjesë në Konferencën COP25, në Madrid.

Ajo në Madrid tha se nuk dëshiron të jetë zëri i vetëm i rinisë në atë samit.

Greta Thunberg në Madrid, Spanjë për COP25

Në një protestë ku ishin rreth 15.000 persona ajo tha se drejtuesit e tashëm botërorë po na tradhtojnë dhe ne nuk do ta lejojmë që ajo të vazhdojë. “Ndryshimi po vjen, ju pëlqen apo jo, sepse nuk kemi zgjidhje tjeter”, tha Greta.

Ajo tha se ka nevojë për më shumë aktivistë, pasi që ka njerëz që sipas saj dëshirojnë ta heshtin.

“Do të doja që njerëzit në fuqi të kenë sa më shumë veprime”, shtoi Greta./Indeksonline/