22:31 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aktivistja kosovare mohon të ketë ndasi: Në autobus ka shqiptar, rom, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë

Në media po qarkullon një video e një gruaje rome nga Shqipëria që pretendonte se autobusët që po nisën për Kosovë po bëjnë ndasi dhe nuk po e marrin edhe atë.

Rreth kësaj ka reaguar aktivistja, Emë Imeri. Ajo për Indeksonline mohoi që të ketë ndasi.

Imeri tha se ka qenë në vend të ngjarjes dhe nuk ka parë ndonjë ndasi.

“Në autobus ka shqiptar, rom, myslimanë, katolikë dhe orotodoksë.”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo shtoi se do ta marr të gjitha familjet që dëshirojnë të vinë në Kosovë. /Indeksonline/