75 Mall Live Search
10:16 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aktivitete me rastin e 30-vjetorit të rënies të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Me rastin e 30-vjetorit të rënies të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nesër, më 2 nëntor 2019, Shoqëria Lëvizja Shoqatat e Familjeve të dëshmorëve dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë në nderim të veprës së tyre do të mbajë disa aktivitete.

Aktivitetet do të fillojnë nga ora 10:00 në fshatin Llugë të Podujevës, ku do të bëhen homazhe tek obelisku i heroit të kombit Afrim Zhitia.

Ndërsa në orën 12:00, në fshatin Llaushë të Podujevës, do të bëhen homazhe te përmendoret e heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në orën 14:00 do të bëhen homazhe te vendi i rënies, në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë.

Dhe në orën 17:00, do të mbahet akademi përkujtimore në Pallatin e Rinisë, Salla e Kuqe, Prishtinë./Indeksonline/