75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / F.R

Aktivitetet në kuadër të përvjetorit të Policisë, FSK rrëmben vendin e parë

Me ftesën e Policisë së Kosovës dhe në kuadër të festimit të 26-vjetorit të formimit të Policisë së Kosovës është organizuar turnir në futboll për institucionet e sigurisë.

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka treguar përgatitje të lartë fizike dhe organizative, ku ka rrëmbyer vendin e parë, e po ashtu nga i njëjti ekip u shpallën lojtari dhe portieri më i mirë.

“Me punën, angazhimin dhe disiplinën e ushtarakëve, FSK po tregon rezultatet e saj edhe në aktivitete dhe angazhime jashtë misionit të saj, duke treguar rezultate në organizime sportive në nivel vendi”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.