75 Mall Live Search
18:49 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / A. M.

Aktivitetet policore në funksion të strategjisë̈ për parandalimin e pandemisë̈ COVID-19

Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë edhe perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID.

Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.

“Vetëm në dhjetë ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po rrespektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 1757 gjoba dhe janë dhënë rreth 300 vërejtje e këshillime për respektimin e tyre. E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.