16:13 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aktiviteti i cili shpenzon më së shumti kalori

Nëse akoma nuk keni vendosur se cilin aktivitet fizik do të zgjidhni si përgatitje për sezonin e verës, mendoni për Zumban.

Me këtë trening do të argëtoheni dhe shpesh as që do të vëreni që jeni duke humbur numër të madh kalorish.

Derisa ju ushtroni, gjithashtu lëvizni çdo muskul në trupin tuaj dhe ndihmoni në shkrirjen më të shpejtë të kalorive.

Nëse Zumban e imagjinoni si orë vallëzimi intensiv, pa pushim, ekspertët kanë llogaritur që femra me peshë mesatare prej 68 kilogramësh në atë periudhë do të shkrijë rreth 600 kalori…

Femrat të cilat kanë rreth 58 kilogramë do të shkrijnë 520 kalori, ndërsa ato të cilat i kanë rreth 77 kilogram do të shkrijnë 620 kalori.

Kjo ndodh kur treningu bëhet me intensitet normal.

Gjëja e parë që dallon në trupin tënd është një zvogëlim në perimetër dhe muskujt mblidhen, sidomos në pjesën e barkut dhe atë anësore.

Zumba ka një lloj vetie të mrekullueshme që jo vetëm të dobëson, por njëkohësisht tonifikohesh, çliron energjinë negative dhe argëtohesh.

Leksionet e zumbas i shijojnë shumë personat, të cilët janë të ngarkuar me punë mbi 8 orë, punë të tipit në zyrë apo stresuese, këto persona në momentin që hynë në sallë janë komplet ndryshe nga jeta e përditshme.

Seancat e rekomanduara janë nga 60 minuta, të cilat nisin me një këngë të lehtë, pastaj vazhdojnë me programin e zumbas së mirëfilltë, e cila alternohet me ngritje dhe ulje të intensitetit të veprimeve dhe muzikës.

Edhe personazhet e njohur janë adhurues të këtij vallëzimi, përfshirë këtu Jennifer Lopez ,Victoria Beckham etj.