08:21 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aktivizimi i politikanëve para zgjedhjeve, mbesin pa pushime

Hapat e njëjtë i ka ndjekur edhe partneri i tyre i koalicionit, Nisma Socialdemokrate.

Në krye me Fatmir Limajn e krah deputetëve, janë bërë vizita në qendrat me numrin më të madh të anëtarëve të partisë.

Aktivitet më i zbehtë është parë nga partneri tjetër, Behgjet Pacolli.

Megjithëse u pritë një koalicion i mundshëm parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo ende nuk ndodhi.

Partia me numri më të madh të votave, LDK përveç mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm tashmë me deputeten Vjosa Osmani ka bërë vizita në Komunën e Prizrenit, Vushtrrisë e Suharekës, raporton TCH.

Osmani është shprehur falënderuese për punën e aktivistëve, si dhe ka treguar për bashkëbisedimet me të rinjtë, gratë e mërgimtarët.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur disa konferenca për media lidhur me gjendjen e institucioneve shtetërore, duke nisur për ndërmarrjet publike, shëndetësia e ushtria.

Pos konferencave, Vetëvendosje ka hapur dyert e Kuvendit për popullin dhe bashkatdhetarë.