Aktivizohet Fushë Kosova, ka gati tri transferet e para për Superligë

Skuadra e Fushë Kosovës ka nisur të përforcohet për sezonin e ri, ku do të garoj në Superligën e Kosovës.
Skuadra e cila arriti të fitoj titullin e Kampionit në Ligën e Parë, Grupi A, pos synon të ndërtoj një skuadër konkurruese për elitën e futbollit kosovar.
IndeksOnline nga burimet e saj mëson se Fushë Kosova ka gati tre transferimet e para.
Futbollisti Trim Islami do të jetë përforcimi i parë, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtarit.

Urim Statovci i Ulpianës gjithashtu do të jetë futbollistë i Fushë Kosovës në sezonin e ardhshëm.

Trasnferimi i tretë është Labinot Jashanica i cili ditë më parë njoftoi largimin nga skuadra e Dukagjinit./IndeksOnline/
