75 Mall Live Search
10:13 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / A. M.

Aktivizohet Pacolli dhe Tahiri, shprehin gatishmërinë ta ndihmojnë Adriana Matoshin!

Dy humanistët, deputeti Behgjet Pacolli dhe Labinot Tahiri kanë shprehur gatishmëri ta ndihmojnë deputeten e LVV-së, Adriana Matoshi, e cila ka njoftuar se i është rikthyer tumori në tru pas 9 vitesh.

Adriana Matoshi - Potifilm

Postimi i Pacollit:

Adriana une

Uroj nga zemra qe te lurohesh nga kjo kokedhembje sa me shpejt. Te lutem mos harro se jam në dispozicionin tend nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po te shqetëson tani. Me thuaj te lutem!

Postimi i Labit:

ARTISTËT PËR ARTISTEN🙏🏻🌹🤝

Mirengjesi shqiptar dhe nëna shqiptare!

NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…🌹🕊

Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës.

Me Adrianën, kemi pasur njeherë takime me familjen e saj se bashku me familjen time!

Adriana është një nanë e fortë shqiptare, e njohim, e cila ka përballuar sfidatat e saj edhe në të kaluarên e deri më tani, edhe kur i ka arritur majat e sukseseve ne karriren se saj!

Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!

Lutemi për Adrianën tek Zoti , që ta kalojë edhe këtë sfidë dhe shërim të plotë.

Me dashuri, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.