75 Mall Live Search
16:56 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar – ja çfarë parasheh

Ushtruesi i detyrës së Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vendosur sot aktivizimin e Planit të Reagimit Kombëtar, për mbrojtjen e qytetarëve, të mirat materiale dhe mjedisin e vendit në kohën kur vendi po përballet me situatën e krijuar nga COVID-19.

Plani i Reagimit Kombëtar siguron strukturë dhe mekanizma për politikat e nivelit kombëtar dhe për koordinim operacional të menaxhimit të incidenteve.

Me aktivizimin e plotë të Planit, ministri i MPBAP, merr rolin e koordinatorit qeveritar me menaxhimin e incidenteve vendore. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është përgjegjës për koordinimin e operacioneve qendrore brenda Kosovës, për t’u përgatitur, reaguar dhe rimëkëmbur nga fatkeqësitë natyrore, teknologjike dhe të shkaktuara nga faktori njeri.

Me Planin e Reagimit Kombëtar themelohet Grupi Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), në përbërje Xhelal Sveçla – U.d. ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike – Koordinator i Grupit Ndër – Institucional, Arben Vitia, Ministër i Ministrisë se Shëndetësisë, apo zv. Ministri; mnistri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural apo zv. Ministri, ministri i MEPTINIS, apo zv. Ministri; ministri i Mbrojtës, apo zv. Ministri; ministri i Drejtësisë, apo zv. ministri; ministri i Financave dhe Transfereve, apo zv. Ministri; ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, apo zv. Ministri; ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, apo zv. Ministri; ministri i Pushtetit Lokal, apo zv. Ministri; dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik – drejtori ose i deleguari i tij.

Po ashtu janë edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent – Drejtori ose i deleguari i tij;, Policia e Kosovës – Drejtori ose i deleguari i tij, Departamenti i Kufirit – Drejtori ose i deleguari i tij; Departamenti i Hetimeve – Dre jtori ose i deleguari i tij; Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari i tij; Departamenti për Siguri Publike (MPBAP) – Drejtori ose i deleguar i tij; Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari i tij; Departamenti Ligjor (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari i tij; Zyra për Komunikim Publik (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari i tij; Doganat e Kosovës – Drejtori ose i deleguari i tij;

Thesari – Drejtori ose i deleguari i tij; Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit – Drejtori ose i deleguari i tij; Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore – Drejtori ose i deleguar i tij; Agjencia e Kosovës për Inteligjencë – Drejtori apo i deleguar i tij; Posta e Kosovës – Drejtori ose i deleguari i tij; Kryqi i Kuq i Kosovës – Sekretari ose i deleguari i tij; Përfaqësuesi i sektorit Privat dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Obl igohet Grupi Nder-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve që t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre bazuar në Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, Planin e Reagimit Kombëtar dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi, ndërkohë që është aktivizuar Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Vendimi i sotëm i ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike hyn menjëherë në fuqi.