75 Mall Live Search
09:42 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Aktivizohet PSD e Dardan Molliqajt, nis aktivitetet para Qeverisë

Partia Social Demokrate këto ditë ka qenë shumë e zëshme me reagime ndaj vendimeve të qeverisë në detyrë.

Partia e udhëhequr Dardan Molliqaj, aktivitetet e saj ka vendosur t’i zhvendos në terren.

Kjo parti ka paralajmëruar një aksion këtë të martë, tek sheshi “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Nuk është bërë e ditur se për çfarë aktiviteti bëhet fjalë por i njëjti është paralajmëruar për në orën 12:00.