75 Mall Live Search
13:59 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / MSH

Aktivizohet Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë

Është zgjeruar Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në Repartin e Kujdesit Intensiv të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është aktivizuar Shërbimi i Hemodializës, kjo falë ndihmës së një donatori. Shërbim ky i cili deri më tani është kryer në hapësirën e veçantë pranë Repartit të Nefrologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Tani e tutje, pacientët do të  kenë mundësinë të kryejnë shërbimin e hemodializës edhe në Repartin e Kujdesit Intensiv në këtë klinikë.

Aktualisht ne repartin e Kujdesit Intensiv është duke u trajtuar 1 pacient.

Po ashtu, nga i njëjti donator është siguruar Komora, e cila shërben për përgatitjen e kimioterapisë, në mënyrë që terapia të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt. Pra është bërë zgjerimi edhe i shërbimit për përgatitjen e kimioterapisë në kuadër të hapësirës tek Ambulanta Specialistike të Klinikës së Pediatrisë.

Kjo do jetë në  shërbim të pacientëve të cilët marrin kemioterapi përmes ambulantave specialistike.

Pajisja e Komoras, ofron një siguri të lartë si për pacientin, poashtu edhe për personelin shëndetësor.