09:34 / E Martë, 02 Janar 2024 / AR

“Aktor më i mirë se këngëtar”, Luizi i përgjigjet Ermal Mamaqit

Luizi Ejlli i është përgjigjur komentit të Ermal Mamaqit se është aktor më i mirë se këngëtar.

Disa muaj më parë, Mamaqi i ftuar në “Më lër të flas”, tha se Luizi është aktor më i mirë se këngëtar.

“Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent,” thoshte Ermali asokohe.

Luizi i është përgjigjur në të njëjtin emision.

“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, tha Luizi.