23:30 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Aktorët shqiptarë pjesë e serialit të momentit në Britani “Gangs of London”

“Gangs of London”, një serial dramë-aksion, është një prodhim britaniko-amerikan i prodhuar nga Pulse Films & Sister dhe trajton rivalitetin e bandave dhe organizatave kriminale në Londër.

 Seriali pati premierën më 23 prill në Sky Atlantic dhe Cinemax.

Orli dhe Eri Shuka, të martuar në jetën reale, luajnë rolin e një çifti shqiptar, Luanit dhe Mirlindës, që drejtojnë bandën shqiptare.

Nebal Basani luan rolin e Tarik Gjelajt, krahu i djathtë i Luanit. Aktorja Arta Dobroshi vjen në personazhin e Florianës, vogëlushja Chloe Sulaj në rolin e Bukuroshes, Azra Rexhepi si Elira dhe Florist Bajgora si Besmiri.

View this post on Instagram

GANGS OF LONDON

A post shared by Florist Bajgora (@floristbajgora) on