75 Mall Live Search
23:30 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Aktori 85 vjeçar akuzohet për sulm seksual ndaj pesë grave

Aktori amerikan Bill Cosby është akuzuar për sulm seksual.

Sipas mediave amerimkane, pesë gra kanë ngritur akuza ndaj aktorit 85 vjeçar për përdhunim, transmeton Indeksonline.

Gratë thonë se Cosby i përdhunoi ose i detyronte në akte të tjera seksuale. Katër nga pesë gra thonë se incidentet ndodhën midis fundit të viteve 1980 dhe 1990. Njëra prej tyre është aktorja Lili Bernard, e cila në atë kohë kishte një rol në The Cosby Show dhe më parë e kishte akuzuar aktorin për abuzim seksual. Gruaja e pestë thotë se u përdhunua nga Cosby në vitin 1969.

Ata ngritën padi pasi një ligj i miratuar në Nju Jork u lejon viktimave të dyshuara të incidenteve të kaluara të abuzimit seksual të paraqesin përkohësisht një padi civile, pavarësisht nga statuti i kufizimeve. Avokati i Cosby e quan çështjen e re “të pavlerë” dhe thotë se gratë janë “vetëm për paratë”./Indeksonline/