75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / AR

Aktori 85-vjeçar akuzohet për sulm seksual nga nëntë gra

Janë ngritur sërish akuza ndaj Bill Cosby për sulm seksual.

Në shtetin amerikan të Nevadës, nëntë gra, përfshirë edhe ish-modelja, Janice Dickinëson, kanë ngritur padi kundër tij, transmeton Indeksonline.

Gratë akuzuan aktorin 85-vjeçar se ka përdorur fuqinë e tij të madhe, famën dhe prestigjin për t’i izoluar dhe sulmuar.

Duke komentuar mbi padinë, një zëdhënës i Cosby tha: “Këto gra nuk po luftojnë për vete, por për varësinë e tyre ndaj lakmisë dhe vëmendjes së medias”./Indeksonline/