75 Mall Live Search
20:28 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Aktori amerikan gjendet i varur, pa shenja jete, në shtëpinë e tij

Aktori i njohur amerikan, Stan Kirsch, 51-vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 11 janar.

Ekzaminuesi mjekësorë në Los Angeles, konstatoi se ai vdiq duke u varur, transmeton Indeksonline.

Burimet e TMZ treguan se ishte gruaja e aktorit ajo që e gjeti burrin e saj të varur në banjën e tyre.

Lajmin e bëri të ditur gruaja e tij e cila u shpreh e pikëlluar pas humbjes së burrit të saj. /Indeksonline/