Aktori amerikan zbulon se nuk merr asnjë cent nga Netflix për rolin e tij në “Breaking Bad”

Aktorët, Aaron Paul, Bryan Cranston dhe Jesse Plemons, të cilët morën pjesë në serialin “Breaking Bad”, së fundmi u ribashkuan për një intervistë.
Paul, i cili luajti partnerin e Walter White, Jesse Pinkman, zbuloi se ai nuk merr të ardhura nga Netflix për “Breaking Bad”, transmeton Indeksonline.
“Breaking Bad” u transmetua fillimisht në AMC. Kur shfaqja arriti sezonin e saj të katërt, ajo u bë e disponueshme në Netflix.
Kështu, Paul i tha “The Independent”: “Unë nuk marr asnjë të ardhur nga Netflix në “Breaking Bad” dhe për të qenë plotësisht i sinqertë kjo është çmenduri për mua. Unë mendoj se shumë nga këta transmetues e dinë se ata janë larguar duke mos u paguar njerëzve”./Indeksonline/