Aktori bisedon me gruan e tij të ndjerë çdo ditë
Aktori 54 vjeçar, Vinnie Jones, u shkatërrua kur bashkëshortja e saj Tanya ndërroi jetë në korrik në moshën 53- vjeçare pas një beteje me kancerin, por Vinnie ngushëllohet duke thënë se ai flet çdo ditë me të.
Ai i tha gazetës “The Sun”: “Unë flas me të gjatë gjithë kohës, në mënyrë të vazhdueshme”, shkruan Indeksonline.

Vinnie gjithashtu u mërzit kur qeni i Tanyas ngordhi javën e kaluar. Por ai mendon se e thirri Tanya pasi me të kishin një lidhje shpirtërore.
Ai gjithashtu tha se nuk mund të dashurohet përsëri.
“Tanya ishte drita e jetës sime. Unë kurrë nuk do të jem me askënd tjetër”, tha ai./Indeksonline/
