75 Mall Live Search
14:46 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aktori dhe muzikanti i njohur, ndërron jetë në moshën 75-vjeçare

Aktori i njohur i komedisë, njëherit shkrimtari e muzikanti i njohur Neil Innes, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Agjenti i tij, Nigel Morton, e ka konfirmuar lajmin e trishtueshëm që muzikanti vdiq të dielen dhe tha se kjo ishte e papritur, pasi ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje, transmeton Indeksonline.

Në një deklaratë nga familja e tij thuhet: “Me pikëllim të thellë dhe trishtim të madh, bëjmë të ditur vdekjen e Neil James Innes më 29 dhjetor 2019.”

Komediani dhe muzikanti shkroi një numër të madh këngësh për Monty Python dhe gjithashtu luajti në “Life of Brian”. /Indeksonline/