Aktori i famshëm amerikan qendron në Kosovë

William Baldwin, një nga aktorët më të famshëm të kinematografisë amerikane, është duke qendruar në Kosovë.
Ai mbrëmë është argëtuar në një nga lokalet vendore në qytetin e Prizrenit.
Ishte faqja zyrtare e lokalit në fjalë, e cila ka publikuar fotografitë e Baldwin së bashku me punëtorët e lokalit.
Se a po qendron në Kosovë për ndonjë projekt apo thjesht për qejf, akoma nuk dihet.
William njihet për role të shumta filmike si: “Justice League: Crisis on Tow Earths”, “Flatliners”, “Backdraft”, “Fair Game”, “Silver”.