Aktori i famshëm bëhet baba për herë të dytë

Aktori i Ted Lasso, Brendan Hunt dhe e fejuara e tij Shannon Nelson kanë mirëpritur një tjetër fëmijë. Këtë e ka bërë të ditur çifti në Instagram ditën e sotme.
Sipas çiftit, lindja ka ardhur tre ditë më herët se sa pritej. Djali është quajtur Archie.
“Ai është i shëndetshëm dhe nëna e tij po shërohet ngadalë,” tha Hunt.
Hunt dhe Nelson njoftuan fejesën e tyre qershorin e kaluar. Çifti kishte më parë një djalë, Sean./Indeksonline/