10:40 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Aktori i famshëm i Hollywoodit fejohet me femrën 20 vite më të re, pak pasi doli në pension

Ylli i serialit të njohur “Friends”, Matthew Perry ka kohë që po e shijon pensionimin.

Por, duket se pensionimin aktori i njohur e ka shfrytëzuar për dashuri. Ai i ka propozuar fejesë së dashurës së tij, Molly Horwitz.

“Vendosa të fejohem. Për fat të mirë, unë jam në një marrëdhënie me gruan më të mirë në botë për momentin”, tha ai.

Agjentja letrare Molly Horwitz konfirmoi marrëdhënien e saj me Perryn në fillim të këtij viti kur ajo postoi një mesazh prekës për të dashurin e saj në Ditën e Shën Valentinit./Indeksonline/