75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aktori i famshëm në gjendje të vështirë, lëviz me ndihmën e bashkëshortes

Michael Douglas dhe gruaja e tij, Catherine Zeta-Jones kanë filluar pushimet në qytetin e vogël turistik në Portofino, Itali.

Qyteza është një destinacioni preferuar për turistët që adhurojë luksin, e këtë po e bëjnë edhe çifti i njohur hollywood-ian.

Aktorët e njohur u fotografuan teksa po darkonin me miqtë, por ajo që binte në sy ishte gjendja e aktorit dhe fytyra e tij e shqetësuar që nxiti zëra se shëndeti i tij po përkeqësohej dhe nuk ishte aspak e mirë.

Douglas kishte luftuar kancerin në fyt që nga viti 2010. Luftimi i sëmundjes, e ndihmoi për të shpëtuar martesën me Catherine. Shëndeti i dobët e bëri të rishqyrtojë jetën e tij dhe të kuptojë se çfarë ka më shumë rëndësi, përkatësisht gruaja dhe djemtë Cameron, 40-vjeç dhe Dylan, 18-vjeç dhe vajza Sarus, 16-vjeç.

“Kanceri ishte në fazën e katërt. Me shërimin, më dha një mundësi të re për të vlerësuar jetën. Kur futesh në moshë 70-vjeç, gjithçka ndryshon. E kupton se fundi është afër dhe familja po më jep forcë në të gjitha këto,” tha djali i aktorit legjendar Kirk Douglas