75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aktori i famshëm zbulon se po vuan nga kanceri!

Jeff Bridges u tregua i sinqertë me fansat e tij në mediat sociale të hënën, duke zbuluar se ai po fillon trajtimin për diagnozën e tij të kancerit.

Aktori 70-vjeçar i Big Lebowski shkoi në Twitter për të informuar fansat në lidhje me atë që po ndodhte.

 “Jam diagnostikuar me Limfoma. Edhe pse është një sëmundje serioze, ndihem me fat që kam një ekip të shkëlqyeshëm mjekësh dhe parashikimi është i mirë”, u shpreh Jeff

Ai shtoi se po fillon trajtimin dhe do t’i mbajë të informuar adhuruesit për shërimin e tij.

Jeff gjithashtu gjeti kohë për të kujtuar tifozët e tij që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Faleminderit për lutjet dhe urimet tuaja. Dhe ju lutem mos harroni të shkoni të votoni. Sepse ne jemi të gjithë në këtë së bashku./Indeksonline/